Sport
Pamje të reja nga kaosi para finales, polici i hedh sprej në sy tifozit me biletë në dorë
Demokracia
21:59 | 29 Maj 2022

Share:

Finalja e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit të shtunën mbrëma u përcoll edhe me incidente jashtë stadiumit në prag të ndeshjes.

Tifozë të shumtë u futën pa bileta në stadium, derisa disa prej atyre që kishin marrë biletat mbetën jashtë, andaj për të qetësuar situatën e dalur jashtë kontrollit, policia franceze hodhi gaz lotsjellës dhe sprej tek tifozët anglezë, shkruan Demokracia.com.

Në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale, shihet teksa një polic francez i hedh sprej në sy tifozit të Liverpoolit, anise ai ishte i qetë dhe ia tregoi biletën.


Kjo ishte ndër arsyet pse tifozët anglezë ishin të tensionuar me veprimet e policëve francezë.

Gjatë mbrëmjes, Liverpool njoftoi gjithashtu se do të kërkonte hetim për gjithçka ndodhi para finales./Demokracia.com/

Të ngjashme