Një autobus është përfshirë nga flakët në Hajvali të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për Demokracia.com se janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 17:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Veternik, ku është djegur një autobus. Nuk raportohet për persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha
Ahmeti tha më tej se zjarri është lokalizuar.
Pamjet tregojnë autobusin e përfshirë në flakë dhe mbi të shtëllunga të mëdha tymi.