Lajme
Stuhi e madhe bore në ShBA, veturat bllokohen në autostradë
Demokracia
15:31 | 04 Janar 2022

Share:

Qindra drejtues të automjeteve kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 15 orë në një segment prej rreth 80 kilometrash në autostradën 95 në Virginia të ShBA-së, pasi një stuhi solli të reshura të borës prej së paku 28 centimetrash, duke shkaktuar një aksident me gjashtë kamionë.

Trafiku u bllokua të hënën pasdite pas aksidentit me kamionë në autostradën më të rëndësishme veri – jug të Bregdetit Lindor dhe lëvizja u bë e pamundshme pas rënies së gati 30 centimetrave borë, shkruan Daily Mail.

Të martën në mëngjes, autoritetet ende ishin duke bërë përpjekje për të arritur te automjetet e përfshira në aksident, raportoi agjencia AP.

Disa orë kaluan, ndërsa qindra drejtues automjetesh të zhgënjyer njoftonin përmes rrjeteve sociale se po mbeten pa karburant, ushqim dhe ujë.

Të ngjashme