Lajme
Pamje si nga një film post-apokaliptik, shihni çfarë ka mbetur në Hostomel
Demokracia
16:55 | 05 Prill 2022

Share:

Hostomel është një nga vendet e para të përmendura në luftë. Njihet për aeroportin ku ndodhej Antonov, avioni më i madh në botë. Avioni u shkatërrua në luftë dhe mbetjet e tij janë ende atje.

Hostomel ndodhet në veriperëndim të Kievit, në veri të Irpinit dhe Buchas. Këto janë qytete që janë jashtëzakonisht të rëndësishme strategjikisht për Ukrainën. Në ditën e parë të luftës, forcat speciale ruse u përpoqën ta pushtonin aeroportin në Hostomel dhe luftimet e ashpra zgjatën me ditë të tëra.

Dyzet ditë më vonë, Hostomel u çlirua. E gjithë lëvizja në veri të Kyivit sot është nën kontrollin e ushtrisë ukrainase. Por luftimet e ashpra kanë lënë gjurmë.

Ushtria ukrainase publikoi një video nga Hostomeli, i cili sot duket si një qytet nga një film post-apokaliptik.

Të ngjashme