Lajme
Pamje se si Ukraina sulmon në territorin rus me “kamikazin e qiellit”
Demokracia
18:29 | 22 Qershor 2022

Share:

Disa sulme me dronë kanë goditur rafinerinë e madhe ruse të naftës pranë kufirit me Ukrainën, ka thënë menaxhmeti i uzinës, i cili shtoi se kjo e ka shkaktuar edhe pezullimin e operacioneve brenda këtij objekti, raportoi të mërkurën “Al Jazeera”.

Zyrtarët në rafinerinë e naftës Novoshkahtinsk në rajonin Rostov të Rusisë, kanë thënë se droni i parë ka sulmuar në orën 8:40 të mëngjesit, duke goditur një njësi distilimi të papërpunuar, ndërsa sulmi i dytë që ndodhi në orën 9:23, ka pasur shënjestër rezervuarët e naftës së papërpunuar në rafineri, që janë furnizuesit më të mëdhenj të produkteve të naftës në jug të Rusisë, por që nuk ka shkaktuar zjarr.

Asnjë person nuk është lënduar nga këto sulme që Rusia i ka quajtur “veprime terroriste”.

Rafineria është në jugperëndim të Rusisë, vetëm 8 km nga kufiri me Ukrainën.

“Si rezultat i veprimeve terroriste nga kufiri perëndimor i rajonit të Rostovit, dy mjete ajrore pa pilot goditën objektet teknologjike të Novoshakhtinsk. Stafi është evakuuar dhe pajisjet teknologjike janë ndalur për të vlerësuar dëmet”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga uzina.

Rajonet ruse në kufi me Ukrainën kanë raportuar sulme dhe bombardime pasi Moska dërgoi trupa në fqinjin e saj më 24 shkurt për atë që ajo e quan “operacion ushtarak special”.

Të ngjashme