Lajme
Pamje që i keni parë vetëm në filma: Momenti kur ushtari ukrainas i zënë rob nga rusët shpëtohet nga droni
Demokracia
17:42 | 03 Janar 2024

Share:

Në disa pamje të pabesueshme thuhet se shihet momenti kur një dron ukrainas shpëtoi një ushtar ukrainas që mbahej rob nga rusët, duke e dërguar drejt një vendi të sigurt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë ushtria ukrainase që ka shpërndarë rrëfimin për këtë shpëtim të pabesueshëm në Facebook.

Aty ata kanë shpërndarë edhe një video si dhe komentet nga ushtarët që morën pjesë në operacion.

Siç thuhet më tej, ngjarja ndodhi kur në një zonë të kontrolluar nga rusët, ata vunë re një ushtar ukrainas nga një brigadë tjetër të bllokuar në një llogore, shpjegoi një ushtar.

“Operatori ynë i dronit tërhoqi vëmendjen e të burgosurit duke ndezur dritat e dronit. Djaloshi në terren e kuptoi situatën shpejt, kuptoi që droni nuk ishte rus dhe filloi ta ndiqte. Kur po nxirrnim jashtë shokun tonë, papritmas u shfaq një armik. Rusi nuk e pa dronin tonë dhe ai filloi të tundte duart në drejtim të ushtarit ukrainas për ta urdhëruar që të kthehej”, shkroi ushtari.

“Më pas droni hodhi një granatë në drejtim të okupatorit dhe e vrau atë. Pas kësaj, ai thjesht vazhdoi të udhëzonte ushtarin”.

Të ngjashme