Lajme
Pamje| Policia e Kosovës aksion në pjesën veriore të Mitrovicës
Demokracia
17:34 | 21 Prill 2022

Share:

Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në pjesën e Mitrovicës Veriore.

Në këtë aksion që është duke u zhvilluar po marrin pjesë edhe njësitë speciale.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e veriut, Branislav Radoviq, ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një aksion të njësisë kundër narkotikëve e që po asistohet edhe nga policët e stacionit lokal, shkruan Paparaci.

“Njësia kundër narkotikëve po asistohet nga policia”, është shprehur Radoviq.

Ndërsa, po ashtu raportohet se qytetarë serbë janë mbledhur matanë rrugës.

Po ashtu, në mediumin ‘Kossev’, janë publikuar disa fotografi nga aksion i Policisë së Kosovës.

Të ngjashme