Lajme
Pamje pasi Prigozhin pranoi të kthehej pas, vendndodhja e tij tani nuk dihet
Demokracia
12:08 | 25 Qershor 2023

Share:

Shefi i Wagner do të largohet nga Rusia pasi raportet thonë se agjencitë amerikane të spiunazhit morën shenja të kryengritjes së planifikuar ditë më parë

Yevgeny Prigozhin, shefi i grupit mercenar rus, Wagner pranoi të tërhiqej nga marshi drejt Moskës dhe të shkonte në Bjellorusi pas arritjes së një marrëveshje të ndërmjetësuar nga udhëheqësi bjellorus, Alesander Lukashenko.

Prigozhin u tha se nuk do të përballet me akuza pasi anuloi përparimin e trupave të tij drejt Moskës.

Të shtunën vonë, u shfaq një video e Prigozhin duke lënë selinë e distriktit ushtarak jugor në qytetin rus të Rostov-on-Don pasi u pajtua të transferohej në Bjellorusi. Vendndodhja e tij e saktë të dielën në mëngjes nuk ishte e qartë. Pamjet treguan gjithashtu luftëtarët e Wagner që tërhiqeshin nga qyteti, përcjell Gazeta Express.

Agjencitë e spiunazhit fillimisht kishin nisur t’o gjurmonin indikacionet se Prigozhin dhe forca e tij mercenare Wagner synonin të lëviznin kundër udhëheqjes ushtarake ruse në mes të qershorit, raportuan mediat amerikane.

Të ngjashme