Lajme
Pamje nga vendi ku u gjet e vdekur një grua në Prishtinë
Demokracia
14:38 | 04 Janar 2023

Share:

Një grua është gjendur pa shenja jete pasditen e së mërkurës në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë.

Lajmin për Demokracinë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër). Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, njofton tutje ajo. /Demokracia.com/

Ndërkohë që Telegrafi ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

Të ngjashme