Lajme
Pamje nga vendi ku një person humbi jetën pasi vetura ra në lumë
Demokracia
16:13 | 11 Prill 2022

Share:

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reçan të Suharekës, konkretisht në kilometrin e parë në drejtim të fshatit Lubinjë e Epërme.

Sipas policisë aksidenti ka ndodhur për shkak se se vetura ka humbur kontrollin duke mos u përshtatur me kushtet e rrugës dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra.

“Jetën e ka humbur bashkudhëtari që ishte në veturë, ndërsa shoferi ka marrë lëndime të rënda, por është jashtë rrezikut për jetë, ai po merr trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, tha zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Po ashtu ai ka treguar se tashmë trupi i pa është lëshuar për në shtëpi.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, me rastin është duke marrë prokuroria. Trupi i pajetë i viktimës është lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme