Lajme
Pamje nga shembja e urës në Greqi| Njerëzit u strehuan nga vapa, struktura e betonit ra mbi ta
Demokracia
14:15 | 23 Korrik 2023

Share:

Të paktën dy persona humbën jetën kur një pjesë e një ure në autostradë u shemb në pjesën perëndimore të Greqisë.

Në rrjetet sociale janë shfaqur video të ngjarjes së ndodhur në afërsi të qytetit të Patrës, transmeton Telegrafi.

Metro britanike raporton se një pjesë e urës është shembur pranë vendbanimit të romëve në zonën e Haradrit.

Mediat vendase raportojnë se një grup personash ndodheshin nën urë nga vapa e madhe, kur mbi ta ka rënë struktura prej betoni.

Nuk dihet se sa persona kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja dhe një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar.

Gazeta greke Prototema shkruan në faqen e saj se një person ka humbur jetën dhe katër janë lënduar rëndë, ndërsa ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë të tjerët që u ngujuan.

Të ngjashme