Kombëtarja e Suedisë ka arritur në Kosovë në mesditën e sotme.
Në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ekspeditën suedeze të udhëhequr nga presidenti i Federatës së Futbollit të Suedisë, Karl-Erik Nilsson, që njëherësh është edhe zëvendëspresident i UEFA-së, e ka pritur kryetari i FFK-së, Agim Ademi, përcjell Demokracia.com.
Me këtë rast, ai i shprehu mirëseardhje homologut të tij dhe qëndrim të këndshëm në Kosovë, teksa e shoqëroi atë edhe në hotel “Sheraton”, aty ku është akomoduar Kombëtarja e Suedisë, teksa më pas së bashku do të vizitojnë edhe Kampin Nacional Edukativ në Hajvali.
Kombëtarja suedeze e ka nisur stërvitjen sot nga ora 17:30 do të zhvillojë seancën stërvitore në “Fadil Vokrri”, derisa të dielën në orën 20:45 do të luajë kundër Kosovës, në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. /Demokracia.com