ShowBiz
Pamje nga prapaskenat e klipit të ri të Rita Orës, mahnit me një nga dukjet për “Praising You” me Fatboy Slim
Demokracia
17:48 | 07 Prill 2023

Share:

Rita Ora dukej sensacionale me një kostum të zi transparent, teksa pozonte nga prapaskenat e videoklipit të saj të ri muzikor të titulluar “Praising You”.

Këngëtarja, 32-vjeçare, dukej magjepsësese në një prej dukjeve, të cilën e shoqëroi me një palë vathë të mëdhenj ari dhe argjendi.

Ajo e ka kompletuar dukjen me një stil flokësh voluminoz dhe një grim më të lehtë me nuanca kafe.

Foto: Erik Melvin

Kënga e re është thënë se do të lansohet më 19 prill, e cila do të jetë në bashkëpunim me Fatboy Slim.

Kjo është kënga e parë nga albumi i ri i shumëpritur i artistes shqiptare që lidhet me një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e saj.

Krijuesja e hitit “Anywhere” iu bashkua BMG për të qenë në gjendje të zotërojë të gjitha regjistrimet e saj të ardhshme dhe të gëzojë kontrollin artistik në një mënyrë që nuk e ka pasur më parë.

Foto: Erik Melvin

Rita aktualisht ka qenë duke u përgatitur për sezonin e ri të “The Voice Australia” dhe ka shijuar eksplorimin e Sidneit në kohën e saj joproduktive.

Superylli britanik e ka kaluar kohën e lirë në disa nga baret dhe restorantet më të mira atje.

Ylli i muzikës pop e do shumë këtë qytet dhe vitin e kaluar në një intervistë tha se dëshiron të blejë një pronë.

“Unë thjesht e dua Australinë, kam gjetur vërtet një shtëpi të mrekullueshme këtu”, tha ajo.

“Nuk dua të flas shumë shpejt, por padyshim që jam duke kërkuar të qëndroj këtu më gjatë dhe të blej një pronë”, kishte deklaruar biondja.

Të ngjashme