Lajme
Pamje nga momenti kur hajnat grabisin bankën në sheshin e Prishtinës, njëri kapet nga policia
Demokracia
14:47 | 01 Shtator 2023

Share:

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të një personi i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në në filialin e një banke në sheshin Nëna Terezë në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi se personi i dyshuar N. D është arrestuar menjëherë pas raportimit të rastit pak metra larg nga vendi i ngjarjes.

“Lidhur me këtë rast policia është në kërkim të personit të dytë të dyshuar, i cili aktualisht ndodhet në arrati”, tha ajo.

RTV 21 ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes

Të ngjashme