Lajme
Pamje nga Mariupol, pa energji, pa ngrohje dhe shkrirja e borës për ujë
Demokracia
15:51 | 05 Mars 2022

Share:

Mëngjesin e sotëm është shtyrë evakuimi i ukrainasve nga qyteti i Mariupolit, pasi Rusia nuk e respektoi armëpushimin.

Një punonjës i shoqatës bamirëse mjekësore Médecins Sans Frontières (MSF) ka përshkruar situatën atje, raporton BBC, tansmeton Demokracia.com.

“Këtë natë granatimet ishin gjithnjë e më afër”, citohet të kenë thënë ata.

“Dje mblodhëm ujin e borës dhe shiut për të pasur pak ujë, u përpoqëm të merrnim ujë falas sot, por radha ishte e madhe”.

“Sipas njerëzve [të tjerë], shumë dyqane ushqimore u shkatërruan nga raketat dhe gjërat e mbetura u morën nga njerëzit në nevojë të dëshpëruar”.

“Ende nuk ka energji, ujë, ngrohje dhe lidhje celulare. Askush nuk ka dëgjuar ende për ndonjë evakuim. Farmacitë janë pa barna”./Demokracia.com/

Të ngjashme