Lajme
Pamje nga beteja e ashpër mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite
Demokracia
23:32 | 11 Dhjetor 2023

Share:

Luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite janë duke vazhduar në Rripin e Gazës.

Brigada Nahal e ushtrisë izraelite në veri të Gazës kanë rritur  prezencën, pas shtimit të lëvizjeve të militantëve të Hamasit në rajonin Jabalia.

Ata u filmuan duke zhvilluar një betejë të ashpër kundër Hamasit, në zonat që ishin të banuara dhe që tani janë shndërruar në lagje “fantazmë”.

Këto lagje janë mbuluar me rrënoja të ndërtesave dhe shtëpive të shkatërruara nga sulmet ajrore të izraelitëve.

Aty shihen edhe militantët e Hamasit duke iu kundërvënë me armë të ndryshme, nga granatahedhësit e deri te kallashnikovët.

Të ngjashme