Lajme
Pamje nga arrestimi i Noizyt në Vërmicë
Demokracia
12:17 | 16 Dhjetor 2021

Share:

Janë publikuar fotografitë nga momenti kur reperi Noizy shoqërohet nga Policia e Kosovës.

Ai është kapur duke kaluar kufirin në Vërmicë, pasi ndaj tij ekziston një urdhër arrest.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovë.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja e policisë Flora Ahmeti

Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik.

Të ngjashme