Lajme
Pamje nga aksidenti tragjik në tunelin e Kalimashit
Demokracia
22:00 | 07 Janar 2022

Share:

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tunelin e Kalimashit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Për pasojë një pasagjere ka humbur jetën, ndërsa janë plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Sipas policisë, dy drejtues mjetesh njëri nga Shkopeti dhe tjetri nga Kosova janë përplasur brenda tunelit, duke shkaktuar aksidentin fatal.

Foto: ABC News

“Më datë 07.01.2022, në brendësi të tunelit të Kalimashit janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit Gj.M., banues në Shkopet dhe N.Z., banues në Kosovë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë pasagjerja E.S., banuese në Shkopet, si dhe janë plagosur 4 shtetas të tjerë, të cilët janë transportuar në spitalin e Kukësit”, thuhet ne njoftimin e policisë.

Foto: Top Channel

Ndërkohë grupi hetimor dhe shërbimet e Njësisë për Sigurisë Rrugore të autostradës Kalimash- Morinë, ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Foto: A2 News

 

Foto: A2 News

Të ngjashme