Lajme
Pamje nga 33 vjetori i LDK-së në Llap, Veliu injoron Abdixhikun
Demokracia
19:05 | 19 Mars 2023

Share:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke marr pjesë në shënimin e 33 vjetorit të Degës së LDK-së në Podujevë. Në një sallë me qindra të pranishëm shihet prezenca e Agim Veliut, ish-kryetarit të degës së partisë në këtë komunë, i cili ishte themelues i saj.

Duket se Veliut e Abdixhikut ende nuk i kanë kaluar inatet e vjetra, ku Abdixhiku pas ardhjes në krye të LDK-së kishte inicuar ndryshimet në këtë degë që rezultuan me Ekrem Hysenin kryetar të degës.

Dalja në skenë e Abdixhikut ka ngritur gjithë pjesëmarrësit në këmbë, por jo edhe Veliun. Ai shihet si ndër të vetmit i ulur në karrige teksa kryetari i LDK-se mbante fjalimin.

Ky moment është shkëputur në një video që është bërë virale në rrjetet sociale:

@raporto24.com Agim Veliu nuk ngritet në këmbë për Lumir Abdixhikun#lumirabdixhiku #kosova #agimveliu #podujeve #peja #albinkurti #albania ♬ original sound – Raporto24.com

Të ngjashme