Auto&Tech
Pamje: Makina fluturuese e cila funksionon edhe në rrugë
Demokracia
22:16 | 27 Tetor 2021

Share:

HT Aero ka zbuluar makinën fluturuese që mund të lëvizë dhe në rrugë. Kompania thotë se planifikon ta nxjerrë në treg në vitin 2024. Automjeti do të ketë një dizajn të lehtë dhe një rotor që paloset. Kjo do t’i lejojë makinës të lëvizë në rrugë dhe më pas të fluturojë pasi rotorët të zgjerohen.

Për më tepër, do të ketë një sërë veçorish sigurie duke përfshirë parashuta. Megjithatë, sipas kompanisë, dizajni përfundimtar mund të ndryshojë. HT Aero mbështetet nga Xpeng dhe themeluesi He Xiaopeng.

Javën e kaluar, kompania mblodhi 500 milionë dollarë nga një sërë investitorësh të jashtëm, mes firmave të profilit të lartë të kapitalit sipërmarrës.

Të ngjashme