Rastet e sulmeve nga qentë endacakë në qytetin e Pejës janë bërë shqetësuese.
Pasi u raportua se në oborrin e ndërtesave në rrugën “Lekë Dukagjini” nga qentë endacakë ishte sulmuar një vajzë, në të njëjtin vend regjistrohet tjetër sulm nga këto kafshë.
Peja në Fokus ka publikuar pamjet kur një tjetër person në dukje i mitur, sulmohet nga qentë e egërsuar.
Si në rastin e parë edhe te i fundit, qentë nuk ngurrojnë të kafshojnë të miturin i cili mundohet të shpëtojë dhe t’i largojë kafshët.
Qentë endacakë janë bërë probleme emergjente për shumë komuna, e sidomos për qendrat e mëdha urbane.
Komuna e Prishtinës madje kishte filluar një nismë për largimin e qenve nga rruga me anë të adoptimit.
Sipas vendimit, secili qytetarë që adopton një qen, kompensohet me 50 euro në muaj për të mbuluar shpenzimet e ushqimit dhe përkujdesjes për qenin.