Lajme
PAMJE| Hysni Gucati e vizitoi nënën e tij të sëmurë në Marinë të Skenderajt, policia e EULEX-it e rikthen sërish në Hagë
Demokracia
17:27 | 15 Mars 2023

Share:

Ish kreu i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ka qëndruar për disa kohë sot në shtëpinë e tij në Marinë të Skenderajt.

Gucati ka ardhur nga Haga për ta parë nënën e tij e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Demokracia.com ka siguruar pamjet kur Gucati largohet nga shtëpia e tij i shoqëruar nga forca të shumta të policisë speciale të EULEX-it.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë dënuar nga Gjykata Speciale me nga 4 vjet e tre muaj burgim. /Demokracia.com/

Të ngjashme