Sport
Pamje ekskluzive nga Tirana| Atmosferë e zjarrtë para finales, tifozët nisen drejt stadiumit “Air Albania”
Demokracia
18:29 | 25 Maj 2022

Share:

Atmosferë e jashtëzakonshme po mbretëron në kryeqytetin shqiptar, në Tiranë kur kanë mbetur pak orë deri në fillimin e finales së madhe të Ligës së Konferencës.

Roma dhe Feyenoord do të ballafaqohen në finale për trofeun e parë të Ligës së Konferencës që mbahet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, raporton Demokracia.com.

Krahas një nate të përcjellur me incidente të shumta, dita e ndeshjes (sot) po karakterizohet me një atmosferë fantastike nga tifozët holandezë dhe ata italianë të cilët kanë ardhur në numër të madh për të përkrahur skuadrat e tyre të zemrës.

Demokracia.com ka siguruar pamje ekskluzive nga atmosfera e krijuar në Tiranë nga tifozët.

Shumë prej tyre tashmë kanë marrë rrugën për në stadium, ndërsa ndeshja fillon pas më shumë se dy ore.

Roma – Feyenoord nis nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme