Lajme
Pamje dramatike nga Bosnja dhe Hercegovina, përmbytje dhe rrëshqitje të dheut
Demokracia
20:00 | 17 Maj 2023

Share:

Në të gjithë Bosnje dhe Hercegovinën, reshjet e dendura të shiut shkaktuan ngritjen e nivelit të ujit në të gjitha lumenjtë, derdhjen e ujit nga shtretërit e lumenjve, depërtimin e ujit në ndërtesat e banimit, bizneset dhe objektet ndihmëse, si dhe aktivizimin e rrëshqitjeve të dheut.

Gjendje e fatkeqësisë natyrore është shpallur në Bihaq, Bosanska Krupa, Novi Grad dhe disa qytete e komuna të tjera, njofton N1 Sarajevë.

Shumë rrugë lokale janë ndërprerë dhe situata më e keqe është në Novi Grad.

Shumë shtëpi dhe ndërtesa u zhytën për shkak të rritjes së nivelit të ujit të lumenjve aty pranë, dhe një ngjarje e tillë rezultoi në përmbytjen e stadiumit në Novi Grad.

Stadiumi Slobode “Mlakve” është përmbytur plotësisht, dhe kjo skuadër ka publikuar në rrjetet sociale zyrtare foto nga fatkeqësia dhe dëmet e mëdha që janë shkaktuar.

Shqetësuese është situata edhe në Kostajnicë, ku Shtabi për Situata Emergjente ka vendosur që nesër të mos ketë mësim në shkollat ​​fillore dhe të mesme.

Mediat lokale raportuan se janë përmbytur 450 hektarë tokë bujqësore nën të mbjella.

Në dalje nga Kostajnica në drejtim të Kozarska Dubicës, komunikacioni është ndërprerë për shkak të vërshimit në rrugën kryesore.

Në Pokoj që nga mbrëmë nuk ka rrymë, gjë që vështirëson qëndrimin e banorëve dhe punën e vullnetarëve në terren, ndërsa shumë amvisëri kanë mbetur pa ngrohje.

Të ngjashme