Lajme
Pamje apokaliptike nga Rodosi, evakuuohen mbi 8,000 njerëz
Demokracia
23:04 | 22 Korrik 2023

Share:

Në një kohë kur tragetet duhet të zbrazeshin në ishullin e Rodosit, vend turistik, aktualisht po ndodh e kundërta.

Mbi 8 mijë persona janë evakuuar për shkak të zjarreve që kanë dalë jashtë kontrollit.

Guvernatori Rajonal i Egjeut Jugor, Giorgos Hatzimarkos tha se po përdorin çdo mundësi për të shpëtuar jetë njerëzish.

“Mijëra njerëz, mbi 8,000 vendas dhe vizitorë janë larguar nga shtëpitë dhe akomodimet e tyre për të ardhur në vende të sigurta”, tha guvernatori në një intervistë për mediat greke.

Roja bregdetare dhe më shumë se 20 anije private morën pjesë në operacionin për të evakuuar rreth 1 mijë persona nga plazhet, pranë zonave të Kiotari dhe Lardos, në pjesën juglindore të ishullit.

Të gjithë autobusët e kompanisë së transportit komunal tashmë janë nisur drejt Rodosit Jugor për të marrë turistët dhe banorët, shkruajnë mediat greke. Shumica e vizitorëve të huaj janë transportuar me autobusë turistikë.

Gjithashtu, tre tragete do të përdoren si hotele lundruese.

Të ngjashme