Lajme
PAMJE| Aeroplanët ushtarakë amerikanë fluturuan mbi sheshin “Skënderbeu”
Demokracia
17:15 | 22 Gusht 2022

Share:

Dy aeroplanë bombardues amerikanë B-52, kanë fluturuar sot gjatë ditës mbi qiellin e disa shteteve ballkanike.

Aeroplanët janë parë nga sheshi “Skënderbeu” në Tiranë, teksa fluturonin ulët.

Shfaqjen e tyre ka dalë ta përcjellë ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, e shoqëruar nga një numër fëmijësh.

Në një raportim të Ora News thuhet se ky parakalim u bë në kuadër të aktiviteteve për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

May be an image of monument and sky

Ambasada amerikane në Shkup i ka ftuar qytetarët maqedonas në kryeqytet që të ndiqnin aeroplanët sot rreth orës 2 të ditës.

Qëllimi i operacionit u tha se është për të treguar përkushtimin amerikan ndaj aleatëve të NATO’s, që ndodhen në këtë pjesë të botës.

May be an image of outdoors
May be an image of 4 people, child and people standing

Të ngjashme