Lajme
Pamje +18| Wagner vrasin në mënyrën më brutale ish-shokun e tyre, e godasin me çekiç në kokë
Demokracia
14:32 | 13 Shkurt 2023

Share:

Grupi mercenar rus Wagner ka kryer sërish një vrasje tejet mizore, të një ish-pjesëtari të këtij grupi.

Muaj më parë pjesëtarët e ushtrisë private të presidentit rus Vladimir Putin, të cilën e udhëheq Dmitry Prigozhin, kishte vrarë një ish-pjesëtarë të tyre që kishte ndërruar anë dhe po luftonte kundër rusëve përkrah ukrainasve.

Ai ishte goditur me çekiç në kokë nga ish-bashkëluftëtarët, ndërsa pamjet e këtij momenti rrëqethës ishin publikuar në rrjetet sociale.

Në videon e publikuar më poshtë, shihen persona të maskuar duke vrarë ish-pjesëtarin e Wagnerit që sipas tyre kishte ikur derisa ishte dërguar në fushëbetejë në Ukrainë.

Videoja e publikuar në Telegram nga Gray Zone, që ka lidhje të afërta me Wagnerin, shfaq burrin i cili tregon para kamerës, emrin, mbiemrin dhe datën e lindjes.

Bëhet fjalë për Dmitry Jakushchenko, 44-vjeç, i cili thotë se dikush e kishte goditur në kokë rrugëve të qytetit Dnipro.

https://twitter.com/vesi86_Fella/status/1625055702191419394

“Kam humbur vetëdijen dhe jam zgjuar në këtë dhomë. Më thanë se tani do të më gjykojnë”, dëgjohet duke thënë Jakushchenko, i cili më pas goditet me çekiç në kokë.

Pamjet e publikuara më poshtë nuk rekomandohen të shikohen nga personat nën 18-vjeç. /Telegrafi

Të ngjashme