Lajme
Pamja e “Newborn” për 16 vjetorin e pavarësisë, ky është mesazhi sivjet
Demokracia
10:04 | 17 Shkurt 2024

Share:

Obelisku i Pavarësisë “NEWBORN” ka marrë pamje të re për këtë 16 vjetor të pavarësisë.

Mesazhi sivjet lidhet me liberalizimin e vizave. Në secilën shkronjë, paraqitet nga një shtet ku tash qytetarët mund të udhëtojnë pa viza, raporton Express.

“Dikur qielli i rrethuar me gjemba, më në fund u hap. Shijone!”, ka shkruar autori i obeliskut, Fisnik Ismaili.

Monumenti ishte për vite i ngjyrosur në të verdhë, ngjyrë e cila përfaqësonte flamujt e Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Përmes këtij monumenti, çdo vit jepen mesazhe të ndryshme.

Të ngjashme