ShowBiz
Pamela Anderson tërhoqi vëmendje me dukjen natyrale në festën e Oscars
Demokracia
11:31 | 12 Mars 2024

Share:

Pamela Anderson ka qenë e pranishme në festën e Oscars të organizuar nga Vanity Fair në Beverly Hills të dielën mbrëma.

Ajo zgjodhi një fustan me lule, u shfaq tërësisht pa grim dhe flokë të lëshuar.

Ylli i “Baywatch”, 56 vjeçe, ishte e shoqëruar nga djali i saj, Brandon Thomas Lee, në festën e mbushur me yje.

Fustani i saj, i cili ishte nga koleksioni vjeshtë/dimër 2024, ishte i mbuluar me rruaza të ndërlikuara me një dizajn të verdhë me lule.

Ndërsa autorja e “Love, Pamela” ka qenë pa grim për shumicën e paraqitjeve të saj të fundit dhe sesioneve fotografike.

Foto: Film Magic

Sa i përket Brandonit, i cili është djali i Anderson me ish-bashkëshortin Tommy Lee, ai u vesh me një kostum elegant.

“Oppenheimer” në ndërkohë ka fituar çmimin ‘Filmi më i mirë i vitit’ në Oscars 2024.

Foto: Film Magic

Zhgënjimi më i madh ka ardhur nga “Barbie”, filmi më i shikuar i vitit të kaluar, i cili nga tetë nominime, ka fituar vetëm një çmim.

Të ngjashme