Departamenti amerikan i Shtetit tha se interesat e SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor janë të qendrueshme dhe strategjia e tyre ndaj këtyre vendeve ka mbetur e pandryshuar.
Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mattew Palmer në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se me Presidentin Amerikan, Joe Biden do të ketë partneritet të fortë dhe të qëndrueshmë mes Ballkanit Perëndimorë dhe SHBA-së, përcjell Demokracia.com
“Politika amerikane, angazhimi amerikan, strategjia amerikane në Ballkanin Perëndimor, ka qenë në thelb e qëndrueshme nga administrata në administratë. Kjo sepse interesat amerikanë janë konstante,” tha Palmer.
Palmer ka diskutua edhe lidhur me zgjedhjet e fundit në Kosovës, duke thënë se SHBA inkurajonë qeverinë e re që t’i jap përparësi dialogut me Serbinë.
“Shtetet e Bashkuara po investojnë në këtë drejtim përpjekje të konsiderueshme, energji dhe kapital politik. Ne mbështesim plotësisht procesin e dialogut të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe punën e Miroslav Lajcakut si Përfaqësues i Posaçëm për Bashkimin Evropian,” tha Palmer.
Ai tha se hapat pozitive në një drejtim të caktuar në Ballkanin Perëndimor sjellin pasoja pozitive diku tjetër në rajon.
“Nëse mund të ketë normalizim dhe ripajtim Serbi-Kosovë, unë do të thosha se kjo është gjë e mirë për të gjithë në rajon,” tha zëvendës ndihmës sekretari i shtetit.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, presidenti amerikan, Joe Biden në një letër drejtuar u.d të presidentit, Vjosa Osmanit kërkoi që të mirret si çështje primare nga Kosova, dialogu me Serbinë nga qeveria e re në vend./Demokracia.com