Lajme
Palmer për dialogun Kosovë-Serbi: Koha nuk është në anën tonë
Demokracia
12:41 | 06 Mars 2021

Share:

Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të arrihet sa më parë.

Palmer në një intervistë për “N1”, ka thënë se sa më gjatë të pritet për finalizimin e marrëveshjes, atëherë çështja bëhet më e vështirë dhe më e komplikuar do të bëhet, përcjell Demokracia.com.

“Koha nuk është në anën tonë. Sa më gjatë që presim, do të bëhet edhe më e vështirë dhe gjithë sfidat përpara do të bëhen edhe më të komplikuara”, ka thënë Matthew Palmer.

Ai mes tjerash ka thënë se SHBA përkrah dialogun e drejtuar nga Bashkimi Evropian.

Pyetur lidhur me prioritetet e Albin Kurtit, Palmer ka thënë se “Kosova duhet të merret me politikën e jashtme dhe të bashkëpunojë me partnerët”./Demokracia.com/

Të ngjashme