Lajme
Pallati i Drejtësisë pa ajër, Supremja kërkon objekt me qira për t’u larguar nga aty
Demokracia
17:28 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Gjykata Supreme është duke kërkuar një objekt me qera për t’u zhvendosur, pasi vazhdimisht janë ankuar se në Pallatin e Drejtësisë nuk ka ajër.

Sipas ftesës publike, objekti duhet të jetë më së paku 1 mijë e 500 metra katrorë.

“Sekretariati i Këshillit Gjyqësor i Kosovës njofton të gjithë të interesuarit se kërkojmë objekt me qira për “Gjykatën Supreme në Prishtinë përmes Ftesës Publike…”, thuhet në njoftim.

Kjo gjykatë po kërkon: një zyrë për kryetarin, 19 zyra për gjyqtarë, 1 zyrë për administrator, 15 zyra për administratë, 1 për shkrimore, 1 për arkiv, një për sallë gjykimi dhe një zyrë si hapësirë ndihmëse.

 

 

Të ngjashme