Lajme
Pal Lekaj e mbush vet veturën me derivate në Kroaci, kritikon Qeverinë për çmimin e lartë në Kosovë
Demokracia
12:35 | 05 Korrik 2022

Share:

Një kohë si ministër, e shumë kohë si deputet, Pal Lekaj nuk është mësuar shumë të paguaj naftë nga paratë e xhepit. Por, deputetit nga Gjakova i ka ardhur dita ta bëj këtë, madje me dorën e tij.

Këtë e ka bërë në Kroaci ku ka marrë rrugën për në pushime. Fotografinë duke e mbushur veturën me derivate, Lekaj e ka shfrytëzuar për ta kritikuar Qeverinë Kurti.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pomp derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standartit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim” shkruan Lekaj në postim.

Të ngjashme