Lajme
Pal Lekaj e krahason ekspozenë e Kurtit me “Manifestin e Partisë Komuniste”
Demokracia
19:25 | 22 Mars 2021

Share:

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se programi i prezantuar nga kryeministri në ardhje, Albin Kurti, duket si fletushkë e komunistëve

Lekaj, kështu deklaroi në foltoren e Kuvendit të Kosovës, pasi Albin Kurti i prezantoi emrat e kabinetit qeveritar.

Ai, ekspozenë e Albin Kurtit e krahasoi me manifest të partisë komuniste.

“E kemi lexuar ”Manifestin e Partisë Komuniste” dhe nuk dallon shumë as me faqe e as me përmbajtje”, tha Lekaj.

“Përmendët dialogun, por nuk listuat se si do t’i qaseni. E përmendët shëndetësisë, krejt e dimë që situata nuk është e mirë, por nuk treguar planin e veprimit prej ditës së nesërme. E përmendët ekonominë pa shifra. Përmendët mirëqenien sociale, dhe askund nuk pashë se si do t’i qasemi.”, tha Lekaj.

Tutje, Lekaj ka thënë se AAK si grup parlamentar do ta mbështesë me alternativa qeverinë, por çdo herë thotë se do të jenë kujdestar për çdo veprim që nuk shkon në favor të qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme