Lajme
Pal Lekaj alarmon për shtrejntimin e bukës: E papranueshme
Demokracia
13:46 | 26 Prill 2025

Share:

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj sot ka qëndruar për vizitë në qytetin e Gjakovës.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se një grup i qytetarëve nga Gjakova, i kanë shprehur shqetësimin lidhur me rritjen e çmimit të bukës, shkruan Reporteri.net.

Lekaj thotë se kjo situatë është e papranueshme.

“Sot, gjatë një vizite në Gjakovë, një grup qytetarësh më shprehën shqetësimin e madh për shtrenjtimin e çmimit të bukës. Një produkt bazik, që duhet të jetë i përballueshëm për çdo familje, po bëhet gjithnjë e më i paarritshëm. Në vend se të ndërmerren masa për të ndihmuar qytetarët në këtë krizë të përditshme, shohim neglizhencë dhe mungesë të theksuar të kujdesit institucional. Kjo situatë është e papranueshme!”, ka shkruar Lekaj.

Të ngjashme