Lajme
Pakti “AUKUS”, Kina kritikon ashpër SHBA-në, Britaninë dhe Australinë
Demokracia
10:23 | 14 Mars 2023

Share:

Kina ka akuzuar SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Australinë për paktin e tyre për të krijuar nëndetëse të reja me energji bërthamore, duke thënë se vendet në këtë mënyrë kanë zgjedhur një rrugë të rrezikshme.

Kjo paralajmërim pas takimit të kryeministrit Rishi Sunak me Presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe kryeministrin australian Anthony Albanese në San Diego për të shpallur fazën tjetër të planit të partneritetit Aukus.

Plani do të dërgojë nëndetëse me energji bërthamore në Australi, në një përpjekje për të kundërshtuar aktivitetet e Kinës në Oqeanin Paqësor. Ministria e Jashtme e Kinës tha se të tre vendet kishin “shpërfillur” shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar.

Të tre vendet kanë këmbëngulur se pakti nuk rrit rrezikun e përhapjes së armëve bërthamore.

Të ngjashme