Lajme
Pakistanezi pro pavarësisë që pritet të drejtojë Skocinë
Demokracia
20:23 | 27 Mars 2023

Share:

Skocia ka një lider të ri pro pavarësisë së vendit, i cili quhet Humza Yousaf dhe që është me origjinë pakistaneze.

38 vjeçari ka fituar balotazhin dhe është zgjedhur kreu i ri i partisë SNP dhe në këtë mënyrë pritet të jetë dhe kryeministër i Skocisë.

Në njoftimin zyrtarë të asamblesë së Partisë Kombëtare Skoceze bëhet me dije se Yousaf, i mbështetur nga liderja në largim Nicola Sturgeon, mund në garën për drejtimin e partisë rivalët

Kate Forbes dhe Ash Regan.

“Unë jam njeriu më me fat në botë. Është e vështirë të gjesh fjalë për të përshkruar sa i nderuar jam që jam mbështetur nga anëtarët e SNP”, tha Yousaf pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve brenda partisë.

Me një baba nga Pakistani dhe nënë nga Kenia, Yousaf lindi në Glasgow më 7 Prill 1985. Ai tashmë do të duhet të mbështesë banderolat e nacionalizmit të pavarësisë skoceze përballë Rishi Sunak, kryeministër sindikalist konservator në krye të qeverisë qendrore britanike, vetë bir i prindërve emigrantë.

Të ngjashme