Lajme
Pakënaqësitë për koeficientin, Sindikata e QKUK-së proteston të mërkurën
Demokracia
11:07 | 03 Prill 2023

Share:

Sindikata e QKUK-së të mërkurën do të protestojë nga ora 10:00 deri në 10:30 në lidhje më pakënaqësitë për koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shendetësor.

Pakënaqësi ka edhe për heqjen e shtesave për shujtë, rrezikshmëri dhe stazh të punës.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të SH.S.QKUK me datë 03/04/2023 u vendos qe me dt 05.04.23 ne orën 10 deri 10 e 30 të mbahet protestë senzibilizuese lidhur me pakënaqësitë në lidhje me koeficientin dhe pagat tek stafi i mesëm administrata dhe ai mbështetës të punonjësve shëndetësor, pakënaqësitë lidhen edhe me heqjen e shtesave :shujtës ,rrezikshmërisë, stazhit të punës . Protesta do të mbahet para hyrjes së administratës qendrore të SHSKUK. Thërrasim të gjithë të pa kënaqurit për pjesëmarrje në këtë protestë”.

Të ngjashme