Lajme
Flet edhe Haki Abazi, tregon për lëvizjen e tij gjatë këtyre ditëve
Demokracia
20:39 | 09 Gusht 2022

Share:

Në disa qëndrime të tij gjatë ditëve të fundit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka lënë të nënkuptohet se është i pakënaqur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Por, i kontaktuar nga Demokracia.com, deputeti Haki Abazi ka thënë se nuk e ka asnjë problem me Vetëvendosjen dhe nuk e ka ndërmend ta braktisë partinë.

Ai për Demokracia.com ka thënë se statuset e tij ku flet për ‘servilët” e pushtetit nënkuptojnë vetëm demokraci dhe mendim të pavarur.

“Këto nënkuptojnë demokraci dhe mendim të pavarur”, ka thënë Abazi për Demokracia.com.

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi, i ka mohuar zërat se ai mund ta braktisë LVV-në dhe se shkak për këtë është kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Absolutisht, asnjë gjë të vërtetë nuk ka. Asnjë problem, asnjë gjë”, ka thënë Abazi.

Deputeti i LVV-së ka thënë se lëvizja e vetme e tij do të jetë drejt bregdetit shqiptar.

“Absolutisht, jo. Lëvizje për bregdet të Shqipërisë, po”, u shpreh ai.

Kohën e fundit, Haki Abazi ka filluar t’i godas “servilët” e pushtetit, që qartësisht aludon në dikë në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Pyetja është nëse me servilë e poçavra të ndyra mund të ndërtohet e zhvillohet shteti? A duhet ndryshimi të reduktohet në rehabilitim të atyre që i kanë shërbyer në një formë atij sistemi të korruptuar e kriminal që synohet të ndryshohet”, shkroi Abazi para disa ditësh. /Demokracia.com/

Edhe një shpërthim i Haki Abazit: A mund të zhvillohet shteti me servilë e paçavra të ndyra

 

A është ky një mesazh i koduar i Haki Abazit për Albin Kurtin: Nëse politika është 90% kozmetikë, qytetarët të befasuar po ikin nga Kosova

Të ngjashme