Lajme
Pakënaqësia po rritet në ushtrinë ruse, ajo pasqyrohet në retorikën rebeluese të Wagnerit
Demokracia
09:35 | 15 Korrik 2023

Share:

Rusia ka shkarkuar një komandant për një “sulm të ashpër” ndaj ushtrisë së saj më të lartë, gjë që i bëri jehonë fjalëve të Yevgeny Prigozhinit para rebelimit të grupit mercenar Wagner.

Gjeneral-majori, Ivan Popov akuzoi ministrinë ruse të mbrojtjes se “i preu kokën ushtrisë në momentin më të vështirë dhe intensiv”, raporton skynews.

Komentet e ushtarakut tërheqin vëmendjen për “pakënaqësinë serioze që shumë oficerë ka të ngjarë të kenë ndaj udhëheqjes së lartë ushtarake”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

“Ankesat i bëjnë jehonë kryesisht atyre të bëra nga pronari i Wagner Group, Yevgeny Prigozhin përpara kryengritjes së qershorit të vitit 2023”, tha ai.

“Kritika e drejtpërdrejtë nga vartësit ka të ngjarë të bëhet një problem në rritje për ministrin e mbrojtjes Sergey Shoigu dhe shefin e shtabit të përgjithshëm gjeneral Gerasimov”, shtoi ministria.

Ndryshe, Prigozhin disa herë ka kritikuar zyrtarët ushtarakë rusë për bojkotimin që po u bënë ushtria trupave të Wagnerit.

Të ngjashme