Lajme
Pak para seancës për Trust, Lekaj: Qytetarët po më telefonojnë, kryeministri Kurti mos të merret me retorika boshe
Demokracia
10:06 | 23 Qershor 2022

Share:

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj thotë se për çështjen e Trustit ka marrë një numër të madh telefonatash nga qytetarët.

Lekaj është shprehur se çështja e Trustit është jetike, derisa i bëri thirrje kryeministrit Kurti të ndalë siç tha ai “retorikat boshe”.

“Çështja e Trustit është jetike për qytetarët dhe këtë po e them për shkak se në ditë marr me qindra thirrje telefonike për këtë çështje. Gjendja është e rëndë në terren, kryeministër, qytetarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikat tuaja boshe”, shkruan Lekaj.

Projektligji për Trustin do të jetë në rend të ditës edhe në seancën e sotme të Kuvendit.

Të ngjashme
Lajme • 22 Prill 2025