Lajme
Pak para seancës, Arben Gashi tregon se a do ta votojë LDK-ja Qeverinë Kurti
Demokracia
17:39 | 22 Mars 2021

Share:

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se pas pak do të shihet edhe qëndrimi i kësaj partie lidhur me votimin e Qeverisë Kurti.

Gashi para mediave ka thënë se LDK ka dyshimet e saj lidhur me legjitimitetin e një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti, raporton Demokracia.com.

“Qëndrimin do ta shihni pas pak. Megjithëse ne nuk kemi një material se cilat janë shtyllat përmes së cilave do të formohet Qeveria e Kosovës. Pra, kemi dyshime të shumta se cili është legjitimiteti për formimin e qeverisë”, ka thënë ai.

Gashi ka përmendur se Kurti ka një vepër penale të konfirmuar, teksa tha se kjo ishte pikërisht arsyeja se përse u rrëzua Qeveria Hoti.

Ndryshe, pas pak pritet që të fillojë seanca për formimin e qeverisë.

Lexoni Demokracia.com për të ndjekur zhvillimet lidhur me këtë ngjarje…

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/1384831348538031

Të ngjashme