Pjesëtarë të Policisë të Kosovës janë vendosur në hyrje të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, pas mbledhjes që ky institucion ka pasur sot e ku siç raportohet është marrë vendim për rritje të çmimit të rrymës deri në 16%, raporton Express.
Ndërkohë sot në orën 12:00 do të mbahet protesta e dytë për të kundërshtuar shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike.
Në bledhjen e sotme të ZRRE-së, shefi i këtij institucioni, Ymer Fejzullahu, ka refuzuar që të tregojë për gazetarët se sa % është shtrenjtuar rryma./GazetaExpress/