Sport
Pak orë pas turneut, bodybuilderi vdes në mënyrë misterioze
Demokracia
18:25 | 30 Maj 2022

Share:

Bodybuilderi polak, Paul Poloczek ka vdekur tragjikisht në moshën 37-vjeçare, disa orë pasi kishte marrë pjesë në një turne.

Poloczek u pa për herë të fundit duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror të NPC në Gjermani, përpara se vdekja e tij të konfirmohej menjëherë pas kësaj.

Mbetet e paqartë se si ka ndërruar jetë 37-vjeçari, ndërsa shkaku i vdekjes së tij ende nuk është konfirmuar publikisht nga mjekët apo familjarët e tij.

Vdekja e tij u konfirmua nga bashkëshortja e tij, e cila e bëri të ditur lajmin në faqen e saj në Instagram.

Ajo shkroi: “Bodybuilding ishte jeta juaj. Nuk jeni të harruar, jetoni në zemrat tona. Do të të duam përgjithmonë”.

Poloczek fillimisht u fut në bodybuilding si adoleshent, pasi fillimisht nisi karrierën si futbollist.

Pavarësisht se ishte polak, 37-vjeçari kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në Gjermani.

Të ngjashme