Lajme
Pak orë pas pranimit të Zajednicës nga Kurti, lajme të këqija nga BE-ja: Nuk ka njohje ‘de facto’ të Kosovës nga Serbia
Demokracia
13:52 | 28 Shkurt 2023

Share:

Një gazetar në konferencë për media e ka pyetur zëdhënësin e Bashkimit Evropian se me Marrëveshjen e mbështetur në propozimin franko-gjerman a është arritur njohja de facto për Kosovën nga Serbia.

Përgjigja e Peter Stanos ka qenë e shkurtër dhe e prerë.

“Jo”, tha Stano.

“Përgjigja e shkurtër është jo”.

Madje, njohja s’është as qëllimi pohoi ai.

“Qëllimi i dialogut nuk është njohja, objektivi i dialogut është normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe sa i takon përmbajtjes së normalizimit është e vendosur nga dy palët”.

“Pra u takon atyre, BE-ja është ndërmjetës, ne nuk e diktojmë çfarë do të bëjnë dhe si, por po i ndihmojmë me maturinë evropiane dhe kompromisin evropian, por objektivi dhe mandati jonë është që të arrijnë marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme për normalizim të raporteve”.

Të ngjashme