Lajme
Pak orë para fillimit të reciprocitetit në dokumente: Ndizen sirenat e alarmit në veri
Demokracia
18:18 | 31 Korrik 2022

Share:

S’kanë mbetur shumë orë kur do të hyjë në fuqi zbatimi i vendimit të Qeverisë i datës 29 qershor, për fillimin e konvertimit të targave në ato zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe për kalimin kufitar me fletë-deklarime të përkohshme që zëvendësojnë dokumentet e identifikimit personal nga Serbia.

Ky alarm i njohur si ‘usbuna’, njihet si sinjalizues i serbëve për grumbullim në veri.

Ky vendim ka bërë që të ketë deklarata nxitëse nga disa prej liderëve të Serbisë, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vendimi është legjitim dhe nuk ka arsye që të tensionohet situata.

Gazeta Express ka siguruar pamje kur ndizen sirenat e alarmit në Mitrovicën e Veriut. Këto sirena shërbejnë si thirrje për t’u mbledhur për serbët e veriut.

Këto janë pamjet:

Të ngjashme