Lajme
Pak minuta shi përmbysin Tiranën, rrugët kthehen në “lumenj”
Demokracia
16:04 | 01 Maj 2022

Share:

Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.

Ne këtë aks ka rrëshqitje dherash duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve, raporton abcnews.

Po ashtu, “Rruga e Kokonozve” ne kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji.

Të ngjashme