Sport
Pak kohë deri në fillimin e sfidës Kosova – Burkina Faso, interesim jo i madh nga tifozët
Demokracia
17:52 | 24 Mars 2022

Share:

Kanë mbetur më pak se 15 minuta deri në sinjalizimin e parë të gjyqtarit kryesor për ta filluar takimi i parë i Kombëtares së Kosovës në futboll për vitin 2022.

“Dardanët” që tani po udhëheqen nga trajneri i ri, Alain Giresse do të përballen me fillim nga ora 18:00 me Burkina Fason, kombëtaren afrikane, raporton Demokracia.com.

Ndërsa dy skuadrat janë rikthyer në dhomat e zhveshjes për t’u për gati për përballje, vërehet se interesimi i tifozëve për këtë duel është jo i madh.

Tifozët që janë pajisur me biletë tashmë kanë zënë vendet e tyre, por jo në numër të madh siç jemi mësuar t’i shohim ata në ndeshjet e Kombëtares kosovare.

Madje, në pjesën veriore dhe jugore të stadiumit tifozët mund të numërohen edhe në gishtë.

Demokracia.com ju sjell pamjet drejtpërdrejtë nga stadiumi “Fadil Vokrri”. /Demokracia.com/

Të ngjashme