ShowBiz
Pak javë pasi u bë nënë, Xhensila surprizon me format fizike (Video)
Demokracia
10:57 | 05 Dhjetor 2023

Share:

Xhensila Myrtezaj, këngëtarja e njohur shqiptare dhe aktori i njohur, Bes Kallaku, janë bërë prindër për herë të dytë, rreth tre javë më parë. Xhensila ka sjellë në jetë një djalë, të cilit së bashku me partnerin e saj, Bes Kallaku, i kanë vendosur emrin shumë të veçantë, Amen.

Edhe pse kanë kaluar pak javë nga koha kur Xhensila është bërë nënë për herë të dytë, këngëtarja ka suprizuar me fizikun e saj, duke u shfaqur në një formë të mrekullueshme.

Ka qenë stilisti i njohur, Niko Komani, ai që ka publikuar një video në profilin e tij të Instagramit, ku shihet Xhensila e veshur me një fustan që tregon më së miri format e saj.

Niko madje ka komplimentuar këngëtaren për faktin se është dobësuar shumë dhe mesa duket shkaku i formave trupore qenka se këngëtarja ka dy netë rresht që nuk ka fjetur gjumë.

Niko: Shikoni me kë jam. Sa je dobësuar. Ku e ke patur barkun se këto janë masa të vogla?

Xhensila: Kam dy netë pa gjumë

Niko: Domethënë gjumi të dobëson, duhet edhe unë të rri pa gjumë.

Të ngjashme