Lajme
“Pajisja doli nga shinat”, një i vdekur dhe disa të lënduar pas një aksidenti në një park lojërash në Stokholm të Suedisë
Demokracia
15:00 | 25 Qershor 2023

Share:

Një person raportohet se ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar në një aksident në një park lojërash në Stokholm të Suedisë.

Dëshmitarët i thanë transmetuesit SVT se njëra nga “pajisja ku argëtoheshin njerëzit” kishte dalë pjesërisht nga shinat – pas së cilës, një helikopter, ambulanca dhe makina zjarrfikëse u panë duke mbërritur.

Policia konfirmoi se disa njerëz ishin lënduar në parkun Grona Lund.

“Ne jemi duke e zbrazur parkun dhe kemi filluar hetimin tonë”, ka thënë një zëdhënës i policisë.

Expessen e Suedisë citoi një oficer policie të thoshte se disa njerëz kishin rënë nga pajisje dhe u gjetën në dysheme, ndërsa disa të tjerë mbetën të bllokuar.

Jenny Lagerstedt, e cila po vizitonte parkun me familjen, tha se dëgjoi një zhurmë metalike dhe pa pistën që dridhej.

“Burri im pa njerëz të rënë në tokë”, tha ajo për SVT.

Pajisja arrin një shpejtësi të lëvizjes 90 kmh dhe është 30 m e lartë, transporton më shumë se një milion njerëz në vit, sipas faqes së internetit të parkut.

Të ngjashme